Si te kem nje shtatzeni?
Marina Ina
(12 vite më parë)
Përshëndetje Marina
Të rekomandoj që të bësh nje HSG (hysteron-salpingo-grafi) për të vlerësuar kalueshmërinë tubare. Mbi rezultatin e saj, mund të jepen rekomandimet e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar dr. mimoza keta . po ju shkruaj sepse jam shume ne ankth . vjet ne muajin nentore u detyrova te beja abort klinik ne muajin e trete per shkak te nje anomalie te bebit .tani kemi pothuajse 4 muaj qe po tentojme per nje shtatzani tjeter dhe asgje . ciklin e kam shume te rregullt cdo 28 dite fiks . mardhenie po kryejme nje dite jo nje dite po . ju lutem cfare me keshilloni . theksoj se pas abortit bera dhe nje kontroll dhe dola shume mire . pres me padurim nje keshille nga ju . ju faleminderit . me shume respekt .