Sekretet pas lindjes
Daorsa Thaqi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Daorsa
Ushqimi i fëmijës në gji në mënyrë korrekte, mund të zgjasë ardhjen e menstruacioneve deri në një vit. Sekrecionet e shtuara tregojnë praninë e një infeksioni për diagnostikimin e tij do të ishte e nevojshme një analizë dhe kulturë e sekrecionve vaginale. Antibiograma do të përcaktoj medikamentet më efikase për trajtim.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktoreshe, kam lindur para 4 muaj e gjysme, menstruacionet nuk me kane ardhur ende, e kam vajzen ne gji ende (gjate tere kesaj kohe kam pasur sekrecione te bardha) por sot kam pasur sekrecione te kafta, a duhet te bej analiza apo cfare te bej, a ka vend per shqetesim te lutem me thuaj? Faleminderit per kohen.