Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza te cmv

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 8 te shtatezanise dhe bera analizat e torch por me doli cmv igm pozitive ne nivele 1.33 dhe igg pozitive 104.1, mjeku me tha ti perseris edhe njehere analizat per cmv, por nuk me shpejgoi me shume, ju lutem a e demton fetusin cmv ne keto nivele, cdo te thote kur eshte ne keto nivele, nje teze e doktorit ishte qe mund te jete e kaluar pasi kane dale te dyja pozitive , por edhe pak aktuale ne nivele te vogla.. Ju lutem me jepni nje pergjigje pasi jam shume shume ne ankth eshte shtatezania e pare, cdo te thote kur jane te dyja pozitive mos ndoshta nuk eshte dhe shume problem, dhe a kurohet me ndonje mjekim?? Ju falenderoj shume pres me padurim pergjigjen tuaj.

Enisa Mera (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enisa

Rezultatet e igm dhe igg për cmv, tregojnë se infeksioni është i pranishëm dhe gjithashtu tregon se e ke kaluar. Në periudhën e shtatzënisë që ndodhesh nuk rekomandohet trajtim, por ndjekje e kujdeshme e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti