Per nje shtatzani te sigurt dhe suksesshme
B Luka
(12 vite më parë)
Pershendetje,
keshilla ime per çiftet qe planifikojne shtatzeni eshte qe para shtatzenise gruaja te filloje me Acidin folik si dhe ta bene nje kontrolle rutinore gjinekologjike ku do te verifikohet gjendja e Mitres dhe e Vezoreve. Ne kete rast duhet te merren Strishot vaginale dhe cervikale per perjashtimin e ndonje infeksioni bakterial i cili mund te qoj ne Abort. E gjithe kjo eshte nje procedure e shkurte (preventive) e cila ka nje efekt te madh ne menyre qe te kemi nje shtatzeni te suksesshme.
ju uroj sukses.
Pershendetje Jam nje nene 31 vjecare dhe kam nje femije, shtatzania e te cilit ishte shume ne rregull. Ne Mars ngela shtatzane e cila zgjati vetem 7 jave, pasi filloi hemorragji. Shkova te mjeku gjinekolog qe me ndoqi shtatzanin e pare dhe ai konstatoi se fetus nuk kishte fare ne placent por vetem ujra. dhe me tha qe per arsye qe nuk dihen, gjenetike, probleme endokrine apo ndonje infeksion nuk kane lejuar qe te zhvillohet fetusi. E pyeta nese ka problem nese do te nis nje shtatzani tjeter dhe ai mu pergjigj qe nuk ka problem mund ta nisesh kur te duash pas 4 muajsh. kjo pergjigje nuk me bindi shume. Ndaj nqs do keni mundesi te me jepni ndonje udhezim nese me nevojitet te bej ndonje analize per nje shtatzani te sigurt dhe te suksesshme dhe cfare lloj analizash? Kam deshire qe te provoj nje shtatzani ndoshta pas 5-6 muaj dhe dua te jem e pergatitur kur te vij momenti. Te lutem me ktheni pergjigje se jam ne ankth Me respekt B Luka