Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje te forta mesi ne javen e 33

Pershendetje doktoresh kam nje shqetsim, ka nje kohe te gjat kam dhimbje te tmerrshme ne bel naten nuk ka mundesi te flej zgjohem cdo 30 min nga dhimbjet e belit theksoj kete problem e kam prej muajit te 6 kisha infeksion urinar mora celafexin tableta mirpo dhembja sa vjen behet dhe me shum, theksoj se cdonat flej ne krah te majt me muaj te tera sepse skam pas shancin te kthehem djathtas se aty me qendron bebi dhe me jep dhimbje. mos ndoshta e kam dhimbjen e belit sepse flej vetem ne 1 ane? brenda dites nuk ndje dhimbje ju flm per pergjigje

M T (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pozicioni që mban gjatë gjumit është pozicioni i rekomanduar. Të rekomandoj të ripërsëritësh urokulturën për të vlerësuar praninë e ndonjë infeksioni të mundshëm urinar dhe bëj një ekzaminim ekografik për të matur gjatësinë e qafës së mitrës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti