Kolli ne shtatzeni
Arjeta Sejdiu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Java e 9-të është javë brënda periudhës prej 12-të javësh kur ndodh embriogjeneza, prandaj nuk rekomandohet trajtimi me medikamente të cilat ndikojnë negativisht në këtë zhvillim. Përdorimi i paracetamolit, i çajrave të ngrohtë bimore apo i shurupeve bimore kundër kollës janë të rekomanduara.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Mirdita doktorresh faleminderit per kohen qe ndani me ne e kam nje pyetje per ju jam ne javen e 9 te shtatzanis dhe qe tri dit me esht shfaqur nje koll jo i shpesht por disi koll i that desha te ju pyes a osht rrezik per beben dhe se qka mundem me perdor sepse jetoj ne gjermani dhe te mjeku skan qen hala ktu osht me termine dhe terminin ma kan bo me te 16 ne barnatore kam pyet por me ka jap vetem si bombona mi majt ne goj qka me kishit preferu ju si doktorresh e dashur qe jeni me tregoni qfar te bej jam ne merak sepse vitin e kaluar isha shtatzene por kisha jo zhivillim te bebit dhe duheshta te beja abort ne rregull e zgjata pakk si shum por flm shum per kohen qe ndani me ne. Ju pershendes.