Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

2 aborte ne javen e 6-7

Jam nje nene e kam nje vajzn 4 vjeqe.Kam qen 2 here shtazene nejeher para 2 viteve edhe njehere para 6 jave..Shkaku i heres se dy ishte :u zgjova ne mengjes edhe kisha pa nje enderr me gjak pastaj u zgjova e pash qe kisha nis me u sheju.Shkova te mejku per 10 min ku kisha be kontrollen e pare mtha:embrioni eshte me i zhvillum se heren e kaluar edhe pse heren e par ishte shum i vogel per ato 5-6 jav po per shkak menstratcionit te pa rregulllt, tha shko te spitali me mir ku gjakderdhja vetem mu shtojke.Nejta 3 dit ashtu me medikamete me hormone per me mujt me mbajt po qesja rrinte e zbrasur pa asnje shenj rrahje zemre.U krye aborti spat rrug dalje ishte e e premte.Sot e kam marr analizen pas 6 jave.Shkruan:missed ab.Hbd.8 opr.Rui-hp.Dg desidua inflammata necrotisa. Areas stella reaction. Pytja ime.Qka dmth kjo?Kam ndonje infeksion qe nuk e lejon embrionin me u zhvillue? Tregon kjo se cili eshte shkaku i abortit?Qka duhet me pas kujdes ?Ju faliminderit

Luna Luna (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurte

Të dhënat e ekzaminimit duhet të ishin intepretuar nga mjeku që ka kryer abortin, sepse ato tregojnë se shkak i abortit mund të ketë qënë edhe një infeksion i mundshëm.

Për të vlerësuar situatën pasi ka ndodhur, duhet të bësh TORCH-in igg dhe igm, mykoplazma ureaplazma, titrin e komplementit, dhe kardiolipinat. Nga rezultatet e këtyre ekzaminimeve, mjeku do të vlerësoj një nga shkaqet e mundshme të abortit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti