A mundem te perdori prape clomid?
Belja Ns
(12 vite më parë)
Përshëndetje Belja
Klomid përdoret deri në një vit, me doza të cilat vijnë duke u rritur nga një tabletë deri në katër, deri në maturimin e plotë të vezës.
Grafia (me rreze rontgen) e dhëmbit nuk është e rekomanduar të bëhet në tremujorin e parë të shtatzënisë. Gjithashtu edhe përdorimi i antibiotikut nuk është i rekomanduar të përdoret në tremujorin e parë të shtëtzënisë. As ekzaminimi radiografik dhe as përdorimi i antibiotikut nuk mund të jenë shkak për një abort, por mund të sjellin një anomali të fetusit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktorresha mimoza ,ju lutem me Jepni nje pergjigjje ,une para 4 muajve kam perdor clomid nga 1 hap per 5 dite ne diten e 5 te ciklit ,,2 Muaj kam perdor clomid ju lutem me tregoni se a mundem te Perdori prap a paraqet ndonje problem ,,kur I ka perdor ne muajin e 2 clomid in ,mu vonuan 2 dit cikli teste nuk kam ber por , mu infektua dhembi edhe kur shkova te stomotologu ma fotografoje dhembin edhe me dha me perdor antibiotic nga 4 ne dit edhe kur I thash qyshoj qe jam shtazan me tha kurgja nuk Eshte Perdori antibiotic por masi perdora per 3 dit me erdhi cikli edhe pata shum dhimbje ne miter ne diten e dyt te ciklit kur shkova ne banjo me ra Diqka si cop e Vogel po dyshoj qe mos kam pas obort ,,,a kam bere gabim qe kam ber fotografimin e dhembit edhe qe kam perdor antibiotic