Shqetesime gjate shtatzenise
Flaka Hoxha
(12 vite më parë)
Përshëndetje Flaka
Periudha e rekomanduar për të kryer serklazhin, është java e 16-18 e shtatzënisë. Në moshën e shtatzënisë që ke nuk rekomandohet bërja e serklazhit, por qëndro sa më shumë rregjim shtrati dhe përdor antispazmotikë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam nje nene e re dhe jam shtatzene ne femiun e dyte java 23+3. Ndjej nervoz dhe lodhje te madhe, kam filluar te punoj edhe prej shtepise por nuk po mund te qendroj sepse po me merret goja dhe kam probleme me frymemarrje. Gjiekologia ime me ka thene qe e kam qafen e mitres te shqyer prej lindjes se pare, qe daton 3 vite e gjysme me heret.kurse para 4-5 ditesh me vitioj nje gjinekologe tjeter duke me thene se qafa e mitres nuk eshte vetem e shqyer por edhe e shkurtuar.ne lidhje me kete deshta te pyes se a eshte e nevojshme cirkllazha dhe a lejohet ne kete faze te shtatzanise te behet cirklazh?! Kam mbetur ne hall dhe jam e shqetesuar rreth faktit se si te veproj. Ju faleminderoj paraprakisht per pergjigjen tuaj.