Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toksoplasmosa

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 15 te shtatezanis dhe prej 5 javesh jam diagnostikuar me toksoplazmos me keto vlera igg 2420, igm 1.16. Kam filluar te kurohem me antibiotik rovaminicine dhe vazhdoj perdorimin e acidit folik. Sa e demshme mund te jet kjo per foshnjen time dhe a mund te kete pasoja te renda? A mund te depertoj infeksioni deri ne bebi?

Ilda Killo (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Nëse antibiotikun e ke filluar pas javës së 12-të të shtatzënisë, nuk ka problem për t’u shqetësuar. Acidin folik edhe mund ta ndërpresës sepse ai nuk kryen më funksionin të cilin e ka deri në fund të javës së 12-të. Në javën e 16-të mirë është të marrësh suplementin me hekur dhe ta vazhdosh deri në fund të lehonisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti