Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hp e abortit

Pershendetje Dr, une kam pasur abort ne javen e 6 me diagnoz blighted ovum, dhe materjali eshte derguar per histopatologji, pasi mora rezultatin mjeku me tha se cdo gje eshte mire dhe mund te tentosh menjehere me shtatzani. Diagnoza e HP ishte: decidua. Cka do te thot kjo, a duhet te kryej ndonje analiza sepse dr nuk me rekomandoi asnje. Ju faleminderit

Une Era (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Diagnoza blighted ovum do të thotë vezë pa embrion. Ekzaminimi bioptik e ka konfirmuar këtë diagnozë. Për të gjetur një shkak të mundshëm përse ka ndodhur duhet që burri të bëj spermogramën dhe ti të bësh titrin e komplementit, kardiolipinat dhe TORCH-in, mykoplazën dhe ureaplazmën. Nëse rezultojnë branda normës mund të tentosh për shtatzëni rreth tre muaj pas abortit. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet marrja e acidit folik 400 mg në ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti