Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinim i shpeshte

Pershendetje dr Moza ,,une kisha nje dhimbje ne mes po ajo dhimbje po del ne fund te barkut po ashtu koheve te fundit kam probleme edhe me urinim te shpesht ,,isha ate mjeku i familjes dhe bera te gjitha analizat si ato te gjakut ashtu edhe te urines te gjitha ishin shum mir ,,me tha shko te mjeku gjinekolog sepse ndoshta ke probleme gjinekologjike ,, pyetja ime eshte qfar mund te jen ato probleme sipas jush ,mos harroj te cek se kisha abort para 2 muajsh qe eshte kry me kyretazh..

Vlora . (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Dhimbjet në fund të barkut dhe urinimi i shpeshtë, jënë shenja të një infeksioni urinar por mundet edhe të një infeksioni vaginal. Prandaj kontakto një mjek gjinekolog pasi të kesh bërë urokulturë, për të vlerësuar shkakun dhe marrë trajtimin më të efekshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti