Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djersitja pas lindjes

Mfal se ndoshta tlodha me pyetje por deshta ta di edhe kit pergjigje pasi qe jam bo shum marak,ka nje jav qe kam lind,dhe naten kur flej po djersitem shum krejt uj bohem,pse Dr amos eshte shkaku qe ekom pas shiqerin gjat shtatzanis apo qfar ku eshte problemi,te pershendes Dr dhe te deshiroj pun te pa lodhshme.

Lina B (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nixhare

Periudha e lehonisë shoqërohet edhe me urinim të shpeshtë dhe me djersitje, pasi organizmi humbet lëngjet e tepërta të shtatzënisë. Kështu që në lehonitë normale ajo që përshkruan është normale. Nëse ke patur diabet të lidhur me shtatzëninë, të rekomandoj të bësh konsultë me mjekun endokrinolog për të vazhduar trajtimin deri në shërimin e plotë. Mos trajtimi mund të shoqërohet me pasojë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti