Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion vaginal

Pershendetje Dr Moza doja tju pyesja rreth rezultatit te sekrecioneve vaginale.Qeliza epiteliale 15-20/f,Leukocite 2-3/f,trichomonas negativ,gardnerela negativ dhe soor pozitiv.dua te theksoj se jam ne javen e 16 te shtatezanise.dua te di se cfare trajtimi mund te marr dhe a e demton ky infeksion femijen.flm

Ornela Shehu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ornela

Rezultatet tregojnë për prani të infeksionit të kandidozës (mykut). Ky infeksion është i zakonshëm sidomos tek gratë shtatzëna dhe nuk mendohet se ka pasoja tek bebi. Trajtimi bëhet me antimykotikë duke u bazuar tek mykograma të cilën duhet ta bësh pa tjtetër pasi aty përcaktohet edhe mykotiku më efikas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti