Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion ne urine

Pershendetje desha tju pyes a osht diqka rrezik sepse jam shtatzan 2 muajshe ne analizen e urines me ka dal pak imfeksjon a osht rrezik diqka ju lutem me tregoni

Henza Lajqi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Henza

Nëse nuk ke shenja klinike (urinim të shpeshtë, urinim me djegie) dhe meqë është tremujori i parë i shtatzënisë, nuk të rekomandojt trajtimin me antibiotikë. Prandaj konsomu sa më shumë lëngje jo me gaz apo pije alkolike. Gjithashtu mund të përsorësh preparate disifektante të rrugëve urinare të cilat duhet t’i përshkruaj në recetë mjeku.

Pas javës së 12-të të shtatzënisë, nëse infeksioni është i pranishëm analiza e urokulturës do të tregoj shkaktarin e infeksionit dhe antibiograma preparatin më efikas që duhet të përdorësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Henza Lajqi (12 vite më parë)
Falemunderit shum per përgjigje mirpo zn nuk kam urinim te shpesht as djegsim gjat urinimit vetem qe mka dal en analiza te urins qe kam pak infeksjon

/komuniteti