Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Duhet ta nderpres kontraceptivin?

Pershendetje e nderuara dr.Mimoza! Ju lutem, mund te me keshilloni si duhet te veproj sepse jam shume e shqetesuar. Prej 13 ditesh po perdor kontraceptiv femoden me rekomandim te mjekut per shkak te nje kisti 34 mm qe mu krijua pas abortit. Prej 3 ditesh kam fryrje dhe dhimbje te barkut sikur do me vije cikli dhe kur pastrohem kam sekrecione gjak. Sot ne mengjes, te brendshmet kishin 1 njolle gjaku. Duhet t'i nderpres kontraceptivet apo jo? Ju falenderoj dhe ju uroj pune te mbare!

Lori Lori (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori

Të rekomandoj që trajtimin me femoden duhet ta vazhdosh deri në përfundim të paketës pa e ndërprerë as edhe një ditë, pavarërisht nga gjakrrjedhja që mund të dallosh. Më pas konsultohu me mjekun për të ndryshuar llojin e kontraceptivit ose nëse kisti është zhdukur për të mos vazhduar me marrjen e preparateve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti