Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas abortit

E nderuar dr.Mimoza, shpresoj qe jeni mire. Desha tju pyes per ciklin pas abortit. Sot jane bere 35 dite nga aborti i cili eshte kryer me aspirim dhe kyretash, dhe cikli ende sme ka ardhur, para 6 diteve pata pak sekrecione kafe vetem per nje dite, mirepo u ndalen dhe ende skam cikel. Gjithashtu ka dy dite qe kam nje dhimbje here here ne anen e djathte. A eshte per tu shqetesuar lidhur me ciklin si dhe kjo dhimbje qka mund te jete(para dy jave kam bere kontroll dhe gjithqka ishte ne rregull).Faleminderit.

Une Era (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse kyretazhi është kryer sipas protokolleve, cikli menstrual duhet të vijë këto ditë. Për të vlerësuar gjendjen drejtohu tek mjeku për të bërë ekzaminim ekografik ku të vlersohet trashësia e endometrit (gjendja e shtresës së brëndshme të kavitetit uterin). Nga rezultatet e ekzaminimit mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti