Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat

Pershendetje Dr.Mimoza perpara dy javesh bera nje konsult me ju dhe mora nje recete me vitamina te calivites new life si dhe ironorm capsules keto i kam perdorur ne mengjes ironormin perpara bukes ndersa new lif-n pas bukes (theksoj vetem nje here ne dite ) Sa here duhet ti pi ne dite keto ilace ? Tani jam ne javen e 16 e 5 dite kete jave ndjeva dhe levizjet e bebit :) analizat e gjakut me dolen shum mire tani kam per te bere edhe urinen. Cili eshte hapi tjeter tani kur duhet te vije per viziten e rradhes tek ju ose per ekografi kur te vij?

Aleksandra M (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aleksandra

Hekurin dhe vitaminat duhet t’i konsumosh çdo ditë në darkë pas buke, për të mos dhënë çrregullim. Trajtimi duhet të vazhdoj deri në fund të lehonisë. Vizitën e rradhës do e bësh në javën e 21-të për të bërë ekografinë morfologjike me përjashtim të ndonjë rasti të pa parashikuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Aleksandra M (12 vite më parë)
Pershendetje doktoresha! Jam ne javen e 18 e 4 dite me ka filluar dhimbja e nje dhemballe e cila ka nevoje per mbushje.Ne tre mujorin e pare kisha me shume dhimbje po me kaloi dhe tani me filloi prap si mendoni te shkoj ta bej mbushjen tani ne kte jave apo me vone.A ka ndonje rrezik per beben time? Faleminderit

/komuniteti