Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni podalik

Pershendetje. Jam ne javen e 35 te shtatzanise dhe bebi eshte me koke lart. Kur isha 29 javeshe ishte me koke poshte mirepo u kthye serish me koke poshte. Ju lutem te shqetesohem mos bebi ka ndonje problem? Lindjen e pare e kam bere me operacion dhe nuk shqetesohem nese do me duhet ta bej me operacion vetem shqetesohem per shendetin e bebit. Flm.

Adre Tirane (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rea

Në përgjithësi, pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Por kjo ndodh kur fëmija është i vogël në gjatësi dhe peshë dhe hapsira uterine mundëson lëvizjet dhe rrotullimet fetale. Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm. Nuk ke pse shqetësohesh pasi pozita nuk e dëmton shëndëtin e bebit.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti