A mund te jem shtatzene?
Alma Alma
(12 vite më parë)
Përshëndetje Alma
Nga ajo që përshkruan edhe mund të konsiderohet se marrëdhëniet i ke kryer në ditë e ovulimit, gjë e cila mund të jetë konkretizuar me shtatzëni. Këtë gjë e konfirmojnë edhe shenjat që shkruan, por bën mirë në fillim të javës së ardhshme të realizosh një beta hCG.
Të uroj fat.
Pershendetje. Menstruacionet e fundit i kam pasur ne date 20-22 gusht(nuk e mbaj me saktesi). Marredhenien e pare te pambrojtur e kam bere ne date 6,7,9 shtator.Saktesoj se cili im eshte i rregull, ndonjehere 2 dite me vonese. Kam fryrje dhe dhimbje te gjoksit, kam dhimbje ne fund te barkut nga te dyja anet dhe urinim me te shpeshte se me pare. A kane qene kto data te sakta per ovulim dhe a jane keto shenja te nje shtatezanie? Theksoj se asnjehere nuk kam pasur abort dhe nuk kam pire ilace kundra shtatezanise dhe jam 25 vjece. Ju falenderoj nese do te me pergjigjeni.