Infeksion urinar
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Dita
Ovulat vaginale që mjeku të rekomanduar t’i përdorësh, nuk mund të të trajtojnë infeksionet urinare por ato vaginale. Nëse mendon se mund të jeshë shtatzënë, nuk duhet të përdorësh antibiotikë sepse ka pasojë në zhvillimin e bebit. Prandaj paraprakisht të rekomandoj të vlerësosh nëse shtatzënia është e pranishme apo jo me test shtatzënie ose beta hCG. Gjatë kësaj periudhe të rekomandoj që të konsumosh mbi 2.5 litra lëngje si ujë, çaj dhe jo lëngje të gazuara apo alkoolike.
Gjithë të mirat.
(12 vite më parë)
Doktoresh me ka dal \' esheriacoli\' qfar te perdor. Po tentoj per shtatzani a eshte ky infeksion arsyeja qe nuk po mbes? Qdo te mire


Pershendetje doktoresh. Nuk e di ende a jam shtatzen. Mjeku me ka thene qe kam infeksion ne urine dhe te perdor hapa per ti vendos ne vagin pese dite ndersa nje mjeke tjeter me ka thene te perdor ciprinol 500mg. Ju lutem cila eshte me e mire qfar me keshilloni? Pune te mbare