Kokedhembja ne shtatzeni
Arta Krasniqi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Arta
Në muajt e parë të shtatzënisë, prania e dhimbjes së kokës është e mundur për shumë arsye. Përveç paracetamolit mund të të rekomandoj; - shëtitjet në ajër të pastër por asnjëherë të mbilodhesh, dushet me ujë të freskët pa e tepruar, kompresa të ftohta në ballë ose tëmth, masazh të shpatullave si dhe qafës sa më afër kokës. Mund të ketë e dhe këshillat të tjera, por nëse dhimbja e kokës vazhdon e shoqëruar edhe me të vjella, duhet të kontrollosh tensionin arterial dhe mjeku duhet të përjashtoj preeklampsinë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam ne javen e 13 te shtatzanise. Se paku nje here ne muaj kam kokedhembje te cilen e kam te shoqeruar me vjellje. Jam konsultuar me mjekun tim dhe ai me ka thene qe eshte normale. Me ka propozu te perdor paracetamol e nese paracetamoli nuk ka ndikim atehere me ka propozu te perdor dikllofen suposte. Desha te di a ka ndonje efekt negative tek zhvillimi i fetusit perdorimi i dikllofenit. Ju faleminderit per pergjigjen sepse jam shume e shqetesuar per kete gje.