Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Veshtiresi ne vjellje

Pershendetje , jam 7 javeshe shtatzene dhe kam vjellur vetem 2 here deri me sod (me shume veshtiresi). Tani ka dy dite qe me duhet te vjell por nuk mundem, vetem gogesima kam dhe e ndjej se jam plot por nuk qes asgje (si kapsllek). A ju ka ndodhur ndokujt diqka e tille gjate shtatezanise? Eshte shume e mundimshme se me duket se do m'dal lukthi jasht mirepo vetem pershtyme me vie dhe me vjen shume per te vjellur, kam edhe dhimbje fyti tani. Ju falemnderit shume per pergjigjjen.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Ndjenja e të vjellit apo të vjellat, janë një ndodhi e zakonshme në shtatzëni tek shumë femra. Disa këshilla, - ha diçka përpara se të ngrihesh nga shtrati, - ngrihu nga shtrati ju vrullshëm, por ngadalë, - ushqehu shpesh, të paktën çdo dy-tre orë me sasi të limituar, - ushqehu me sa më shumë me karbohidrate, zarzavate, fruta, - pi lëngje së paku dy litra në ditë por ja gjatë ushqyerjes, - mos konsumo kafe, pije alkoolike, duhan, - pusho sa më gjatë dhe evito lodhjet fizike, - shëtitjet në ajër të pastër janë shumë efikase për parandalimin e ndjenjës së të vjellit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti