Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 38 e shtatzenise

Isha ne kontroll dhe mjeku me tha qe nuk jam hapur,dhe se rruga e daljes eshte e ngushte ndodh qe lindja do te behet me operacion kam frik se do te mundohem te provoj lindje normale e ne fund kur mbes pa fuqi te me fusin ne operacion.

Nanda Nanda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nanda

Të provosh të kryesh lindje natyrore është mëse e natyrshme dhe nuk ka të bëjë me lodhjen fizike tënden. Lindja natyrore ndihmohet na nëna me shtysa fizike, por ajo zhvillohet për shkak të ndryshimeve dhe komandave hormonale.

Prandaj mos ki frikë, nëse lindja nuk do të kryhet në rrugë natyrore, atëherë mjekët do të dinë dhe vlerësojnë kohën për të dhënë një ndihmesë qoftë edhe me operacion cesarian.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Nanda Nanda (12 vite më parë)
Pas 36 oresh linda ne menyre natyrore. Tash e kam bebin ne dore

/komuniteti