Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Striat - shtrengesat

Pershendetje. Po vrej vija te kafta ka kembet mirpo sot i vrejta edhe posht gjurit aneve, pas sa kohe behen te bardha qe mos te vrehen shume. Dhe pas lindjes a eshte e preferushme qe te barti shtrengesa(pas sa jave nese Po) sa kam qene pa shtatzani kam pas barkun pet, kam frik mos me jet barku i madh,te hanen fillloj javen e 28 mirpo nga kurreshtja pyeta. Falemderit

M M (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Strijat janë një problem i rëndoshmtë tek shtatzënat, i cili edhe mund të kalon pas lindjes. Nuk të këshilloj të përdorësh asnjë lloj medikamenti qoftë edhe për kozmetikë, ashtu si nuk të këshilloj të përdorësh edhe shtrëngesa të ndryshme. Nëse problemi qëndron të fryrja e këmbëve, pra jo e strijave por të venave varikoze, atëherë këshillimi është i domosdoshëm me mjekun angiolog (mjeku i vazave të gjakut).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti