Grupi i njejtë i gjakut me partnerin
Jeta C
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jeta
Grupi i njëjtë i gjakut me bashkëshortin, nuk ndikon tek bebi. Gjaku ka faktorin rhezus dhe nëqoftëse nëna është rhezus pozitiv dhe babai rhesus negativ dhe fëmija trashëgon faktorin rhezus të babait, atëherë në shtatzëninë e parë deri 72 orë pas lindjes, nëna duhet të bëjë imunoglobulinën antirhezus. Nëqoftëse imunoglobulina nuk bëhet, atëherë mund të lindin probleme tek fëmija në shtatzëninë e dytë.
Meqënëse ju si çift keni faktorin rhezus pozitiv të gjakut, nuk do të paraqitet problem për asnjë shtatzëni.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam shtatzene 12 javeshe dhe kam nje dileme. Une me partnerin e kemi grupin e gjakut te njejte B+ dhe me intereson se a duhet marre ndonje mase sepse kam degjuar se kur grupi i gjakut eshte e njejte i ben problem bebes dhe duhet te konsultohem me gjinekologun. Faleminderit.