Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i vonuar 35 dite!

Pershendetje doktoresh me esht vonuar 35 dit cikli dhe mendova qe kam mbet shtazen dhe u gezova valla , mirpo sot me erdhen dhe kom shum gjakderdhje jo si herave te tjera une i kam pas normale dhe ciklin e kam pas te rregullt qdo 25 deri 28 dit me kan ardh dhe skam pas problem jam rujt deri qetash ,mirpo kesaj radhe kam pas deshir me mbet shtatzen , qka me rekomandoni a me shku me ba nje kontroll te gjinekologu apo me prit te perfundon cikli e pastaj me shku ne kontroll se po me duket sikur me pas abort , a eshte kjo abort a jo?

Dafina Syla (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Nëse gjakrrjedhja është me fluks të shtuar, të rekomandoj të drejtohesh tek një mjek gjinekolog për të vlerësuar me ekzaminim ekografik gjendjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Nëse gjakrrjedhja nuk është e shtuar, prit sa të mbaroj gjakrrjedhja dhe përsëri kontakto mjekun gjinekolog. Ai me ekzaminim ekografik dhe ekzaminime të tjera, do të gjejë shkakun e këtij çrregullimi mesntarual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti