javë pas jave
Përshëndetje Jona
Zhvillimi i mitrës në këtë moshë të shtatzënisë, është poshtë nivelit të kërthizës. Si rezultat edhe lëvizjet e bebit do të ndodhen në kuadratet e poshtme të barkut. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, bebi do të lëvizë më lart në nivelin e kërthizës. Për të konstatuar nëse është i pranishëm ose jo rreziku i lindjes parakohe, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik me sondë intravaginale, për të matur gjatësinë e qafës së mitrës dhe gjërësinë e kanalit cervical.
Të rekomandoj të evitosh punët e rënda, ecjet e gjata dhe të lodhshme, qëndrimet e gjata në këmbë. Nëse punën nuk e ke të lodhshme dhe shtatzënia ka ecuri të mbarë, mund të vazhdosh të punosh deri në javën e 34-të të saj dhe pas kësaj periudhe mund të marrësh lejen e paralindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Doktoreshe Jam ne javen e 24 te shtezanise. Qe ne fillimet e shtatezanise sime kam vene re qe barkun e kam shume te ulet. Kur ja thashe doktoreshes sime ajo me tha qe kjo vjen si rezulat i vendosjes se shtratit te bebit shume poshte. Deri me tani nuk eshte se kam pasur ndonje shqetesim, megjithate doja t'ju pyesja a ka ndonje risk kjo vendosje? A e bene me te lart rezikun per nje lindje te parakoheshme? Cfare mund te me keshillonit? A mund te vazhdoj te punoj edhe shume gjate? Pasi une kam parashikuar te punoj deri ne javen e 32. Jua theksoj qe deri tani nuk kam pasur asnje lloj shqetesimi apo problemi Faleminderit per kohen e kushtuar Jona