Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim rreth menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe, desha te bej nje pyetje ne lidhje me menstruacionet motra ime ka lind qe 11 muaj edhe nuk ka pas menstruacione fare, mjeku para 7 muaje i ka thene qe eshte normal mos me ardhe, a eshte per me u shqetesu pasi qe u bene 11 muaj pas lindjes edhe nuk ka menstruacione fare e pres pergjigjjen e juaj, me respekt Sena.

Sena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pas lindjes dhe kur fëmija ushqehet me qumësht gjiri në mënyrë korrekte, mundet që menstruacionet të vonohen deri në një vit. Meqënëse kjo periudhë po përfundon tek motra tënde, besoj se shumë shpejt do fillojnë shënjat e rikthimit të ciklit menstrual.

Nëqoftëse vonesa menstruale vazhdon, atëherë duhet të paraqitet tek mjeku gjinekolog, për të vlerësuar situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti