Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çaj kamomil ne shtatzeni

Pershendetje e nderuar! Jam ne javen 17 te shtatezanise, keto dite jam ftohur dhe kam shume dhembje fyti. Me qene se gjate shtatezanise nuk lejohen tabletat e ndryshme kunder ftohjes po mundohem te sherohem vetem me caj kamomil, limon dhe mjalte. A eshte i demshem per bebin caji ne nje sasi me te madhe se zakonisht? Nese po cfare me rekomandoni?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Në këtë moshë të shtatzënisë, nëse kushtet shëndetsore janë të rënda edhe mund të përdorësh preparate mjeksore të rekomanduara nga mjeku. Çajra mund të përdorësh edhe deri në 2.5 litra në ditë. Konsumi i tyre nuk është problem dhe nuk ka efekte anësore negative për shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti