Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e pakta

Pershendetje e dashur me shpres se do mi pergjigjeni pyetjes sime doja tju pyesja rreth menstruacioneve kam 11 muaj qe kam lindur e deri para dy tre muajve nuk pata cikel fare shkova tek mjeku dhe me rekumandoi terapi per 1 vit me kontraceptive yass me ka then ta perdori paketen 21 kokrra qe jan per 21 dite brenda 7 ditve ka me te ardh cikli e paketen tjeter e fillon ne diten e 29 problemi tek un qendron se gjithmon me vin diten e 5 ose te 6 brenda 7 diteshit dhe vetem muajin e pare me erdhen normal edhe ne sasi e ngjyr tani keto kohet e fundit ne ngjyr jan tamam po i kam shum te pakta pse ndodh kjo e nderuar a ka vend per shqetesim ju lutem me falni qe e zgjata po doja tju a shpjegoja shum flm

Silvi Silvushja (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Silvi

Me sa tregon, nuk ka vend për shqetësim. Megjithatë të rekomandoj që; përpara se të nisësh paketën e re të YAZ, në ditën e dytë të ciklit menstrual të bësh disa analiza hormonale si FSH, LH, prolaktinë, TSH dhe progesteroneminë. Rezultatet tregoja mjekut për të vlerësuar shkakun e fluksit të pakëtën të gjakrrjedhjes.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti