Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje lukthi

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e gjashte te shtatzenise dhe kam dhimbje lukthi nuk mundem te ha asgje. Ne mengjes ha dicka dhe pastaj me fillon dhimbja e lukthit dhe tere diten kam dhimbje nuk mundem te ha asgje prej dhimbjes qe e kam ju lutem me ktheni nje pergjigje se ka gati nje jave qe kam dhimbje. Desha me te pyet edhe dicka kam edhe dhimbje ne anen e majte te kurrizit me shume me dhemb gjate nates kur flej ndersa gjate dites me dhemb fundi i barkut ne anen e majte dhe kemba (shala gjer te gjuri), ju lutem me tregon se cfare duhet te bej per keto dhimbje qe i kam nuk kam rahat cdo dite e cdo nate jam me dhimbje. Ju falemiderit per mirekuptimin, ju pershendes nga zemra.

Nertila (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nertila

Këshilla më e mirë në këtë rast është që të ushqehesh sa më shpesh dhe sasi të vogla ushqimi, të shtosh në dietë qumështin dhe të pish ujë gjatë ngrënies sepse uji ul aciditetin e stomakut. Mos përdor ushqime të thata dhe pikante dhe duhet të pakësosh lëngjet e agrumeve (portokalle/limona), salcat e ndryshme, lëngun e domates dhe të mos pish duhan. Këshillohet gjithashtu të përdorësh jastëk pak të lartë për të fjetur.

Dhëmbja që ndjen në fund të barkut, mund ti atribuohet shtatzënisë e cila rritet çdo ditë. Ndërsa dhimbja në këmbë në shumicën e rasteve vjen nga lëvizjet e shpejta apo nga ngritja e shpejtë e menjëhershme nga vëndi, nga karrikja etj. Përpiqu që të jesh më e qetë në lëvizjet dhe rregullo rregjimin e ushqimit në mënyrë që ti shmangsh sa më shumë preparateve mjekore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ali (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, kam nje dhimbje ne lukth si ndrydhje dhe me dhemb shumë kur ha ushqim etj qfar duhet te bej qe ti ndaloj kto dhimbje. ju faleminderit per mirkuptim ju pershendes

/komuniteti