Cilat analiza duhet ti bej para tentimit per shtatzeni?
Rona Rama
(12 vite më parë)
Përshëndetje Rona,
Çdo grua para se të fillojë konceptimin e shtatzënisë duhet të bëjë këshillimin parakoncepsional. Këtu përfshihet vizita e përgjithëshme mjeksore dhe analizat që tregojnë gjëndjen aktuale të organizmit të gruas, vizita gjinekologjike dhe testi i Papanikolaut, harta gjenetike, sipas rastit disa dozime hormonale, grupi i gjakut dhe faktori Rhezus, disa ekzaminime specifike të gjakut si dhe elektroforeza e hemoglobinës, spermograma dhe një vizitë tek mjeku stomatolog.
Gjithë të mirat.
Ju pershendes dr. Motra ime eshte 30 vjeqare ka nje djal 5 vjet tani deshiron te mbes shtatzen pytja ime eshte cilat analiza duhet ti bej para se te tentoj shtatzanin ju lutemi mi pershkruni cilat dhe prej statusit hormonal cilat duhet ju pershendes.