Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni gjate fjetjes

Pershendetje jam ne javen e 28+6 , ka dy dite qe nuk mund te pozicionohem ne gjume.Nga java e 6 kam fjetur ne krah.po qe dy dite spo muj mu rahatu se diqysh po tutna qe pe qo kryte bebit ner, diqysh pom pengon si ne krah te majt ashtu edhe ne te djathte, levizjet mire i ka si qdo dite. Duke fjetur nekrah a mund te lendohet beba. Falemderit shume.????

M M (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta,

Nuk është e dëmshme as për ty e as për bebin, që të rehatohesh në gjumë në krahun që dëshiron. E rëndësishme është, që ti të ndihesh mirë dhe të mos shfaqen probleme shëndetsore gjatë shtatzënisë. Nëqoftëse bebi ka zhvillim normal, gjë të cilin e përcakton mjeku gjatë vizitave periodike, fjetja në krahë është normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti