Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zëvendësimi i vitaminave të përshkruara

Pershendetje doktoreshe. Kam nje pyetje: Jam ne javen e 15 te shtatzenise. Ne kontrrollen e fundit mjeku me pershkroi vitamina Neo Gravi nil 1x1, kurse ne farmaci si zevendesim me dhane Megadyn pronatal. Desha te di a jane te njejta ne perberje, a duhet te shqetesohem per dicka? Ju faleminderit.

Jeta1 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Multivitaminat Neo Gravigil dhe Megadyn pronatal si dhe shumë emërtime të tjera tregtare të multivitaminave, kanë pothuajse të njëta përbërje. Ndryshimi qëndron tek, sasia e ofruar e vitaminave dhe mineraleve. Psh, Neo Gravigil ka në përbërjen e tij 400 mcg acid folik, 17 mg hekur etj… ndërsa Megadyn pronatal ka 800 mcg acid folik, 70 mg hekur etj…

Prandaj diferenca për të zgjedhur apo rekomanduar njërin preparat nga tjetri, varet nga gjendja shëndetsore e shtatzënës të cilën e konstaton mjeku me anë të analizave dhe ekzaminimeve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti