Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i acidit folik

Pershendetje doktoreshe, ju lutem mund te me shpjegoni nese eshte e rrezikshme per shtatzenine time perdorimi deri ne javen e 5 i nje sasie acidi folik prej 5 mg, por qe nga kjo jave dhe ne vazhdim ku aktualisht jam ne javen e 8 pas konsultimit me mjekun po perdor dozen prej 4 mcg. Ju lutem me thoni cfare rreziku mund te kete per shtatzenine time perdorimi ne sasi te madhe te acidit folik deri ne javen e 5?

Elda E (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Rreziku për intoksikim nga mbi doza e acidit folik është e ulët, pasi folatet janë të tretshme në lëngje të cilat eliminohen nga organizmi nëpërmjet urinës. Megjithatë bëj kujdes që në të ardhmen të mos ndodhin gabime të tilla me medikamentet apo suplementet e vitaminave dhe mineraleve, pasi ndonjëherë kushtojnë shtrejtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti