Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lidhur me hormonet

Kam nje vit qe provoj te mbes shtatzene... nga analizat hormonale diten e trete te ciklit me kane dale dy vlera te ngritura LH 9.8 dhe SHBG 113.3, sa ndikojne keto ne mos mbetjen shtatzene dhe qka duhet perdorur per te normalizuar vlerat? Poashtu ne diten e 15 te ciklit kam bere ekg ne baze te mjeku ka vrejtur 6-7 folikula me dimension 10 mm dhe endometrium 12mm. Sa jane gjasat per shtatzeni? A duhet te perdori diqka? Ju lutna te me pergjigjeni.

Sara :d (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sandra

Sipas përshkrimit të analizave hormonale dhe ekzaminimit ekografik, duket një çrregullim hormonal që reflekton te mos maturimi i folikulit në ditën e 14-16 të ciklit menstrual. Kjo do të thotë se ke nevojë për të marrë nxitës të ovulacionit, të cilët do ti rekomandoj mjeku gjinekolog që do i besosh ecurinë e shtatzënisë. Nëse e shikon të arsyeshme je e mirëpritur në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti