Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A e dëmton fetusin "Neo Penotran Forte"?

Pershendetje Doktoresha. Jam shtatzene ne javen e 26 - 27, femija i pare. Analizat e gjakut me kane dale shume mire, edhe urina mire (me pak bakterie), ndersa strisha vaginale me doli me infeksion dhe bakterie vaginale (garderela, me fal se mbaj mend mire emrin, me ere peshku). Dy doktoresha qe me ndjekin menduan te marr Neo Penotran Forte. 4-5 Ovula dhe Krem Canesten Lokal. Po perdore gjithashtu dhe shpelarjen me uje me sode. Kam lexuar ne perkthimin e Neo Penotranit Forte, qe nuk perdoret tek grate shtatzena ne tremujorin e pare, si dhe duhet patjeter prania e nje fizikanti kur te perdoret. Me shume dyshim dhe medyshje, e perdora ovulen e pare mbreme. Por dua te marr nje mendin tuajin se jam ne merak. A e demton bebin Neo Penotran Forte? A mos eshte me mire Metronidazoli se kjo "Forte" me tremb pak? Po n.q. se nuk mjekohem edhe keto 3 muaj te shtatzenise a ka probleme? Pastaj faramcistja me tha qe edhe nje jave para lindjes duhet te bej kujdes dhe te marr dicka qe te mos kete problem femija kur te lindi. Cfare duhet te bej nje jave para lindjes kur ke kaluar kete infeskion vagina? Shume falenderime, Soana.

Soana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soana

Shtatzënia e ka kaluar tremujorin e parë, dhe përdorimi i Neo-penotranit është i lejuar për këtë moshë të shtatzënisë që referon. Neo-penotrani në përbërjen e tij ka metronidazol dhe mykonazol, pra është ovul i kombinuar që lufton vaginozën bakteriale dhe njëkohësish edhe kandidozën, duke mos lejuar që këto infeksione të prishin ecurinë e shtatzënisë.

Gjatë shtatzënisë për të patur ecuri normale të saj, duhet të luftohen të gjitha infeksionet që eventualisht shfaqen. Tre javë për para datës së pritshme të lindjes, duhet të bëhen analiza dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të trajtohen nëse janë të pranishme, në mënyrë që rrugët e kalimit të bebit të jenë plotësisht të pastra.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti