Cista në gji gjatë ushqyerjes me gji
Nota
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Rekomandohet që gjiri të mbahet i “zbrazur”. Nëqoftëse ai nuk mbahet i zbrazur nga thithja e bebit, atëherë zbrazjen e plotë bëhet nëpërmjet shtrylljes së gjirit apo përdormit të pompës thithse.
Cistet në gji nuk janë probleme shqetësuese. Prandaj të rekomandoj të vazhdosh gjidhënien dhe kur të largohet fëmija nga gjiri, mund të bësh ekgrafi të tij për të kontrolluar gjendjen.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam 25 vjece dhe kam nje djale 4 muajsh ne gji, do te thote e ushqej vetem me gji dhe para disa ditesh verejta se gjiri i majte me eshte forcu tejmase sepse ate dite edhe djali nuk pinte aq shpesh, shkova tek mjeku i pergjithshem menjehere dhe me tha se e ki nga presioni i qumeshtit ke shume qumesht, atehere dola dhe shkova ta bej nje eko sepse kisha frike, dhe dr. tha se po verej se ke nje ndezje te vogel dhe me tha te marr ampicilin 500 mg po gjithashtu me tha se po verej edhe dy ciste te vogla ne po kete gji, tani nuk kam ndonje problem por me trego doktoreshe sa jane te rrezikshme cistet dhe une qe jam duke ushqyer nje femije me gji a eshte rrezik?