Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion

Pershendetje doktoresh. Javen e kaluar me dt.25 i kam mbaru menstruacionet, dhe jam duke perdor Canesten 3tableta pasiqe e kam Esheriacolin. Deshta te di kur ti mbaroj keto tableta sot e neser sa jane gjasat per nje shtatzani si dhe kur mund ta kem ovulimin faleminderit per ndihmen

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Canesten trajton vetëm kandidat/mykun. Esheriacoli trajtohet me antibiotik sipas antibigramës.

Një nga shkaqet e infetilitetit, është edhe prania e infeksioneve vagianale. Prandaj mirë është që të trajtohesh plotësisht, nga çdo infeksion i mundshëm. Nëse ciklin menstrual e ke 28-të ditor, ovulacioni mund të ndodhë rreth datave 9-11 tetor.

Të uroj fat.

(12 vite më parë)
Faleminderit doktoresh por keto tableta mi ka thene mjeku ti perdor si dhe Ciprinol. Dmth keto data jane gjasat me te medhaja per shtatzeni a ka mundesi me mbet shtatzen edhe ne ditet tjera jo vetem ne ditet e ovulimit?

/komuniteti