Dhimbjet e barkut gjate ovulacionit
Meri Meri
(12 vite më parë)
Përshëndetje Meri
Ka shumë shenja që tregojnë se shtatzënia mund të filloj, por është paksa si shpejt për të dhënë një konkluzion përfundimtar. Sipas asaj që shkruan gjasat janë që shtatzënia të ndodhë, ndonëse të këshilloj që me durim të presës ditën e pritshme të menstruacioneve të rradhës dhe të nesërmen mund të bësh një beta hCG, si analizë e cila ka saktësi të vlerësimin e fillimit apo jo të shtatzënisë.
Të uroj fat.
Pershendetje Dr.Mimoza, me jeni pergjigjur disa here ne pyetjet e mia dhe ju falenderoj. jemi ne perpjekje per shtatzani qe tri vite, edhe pse mosha ime eshte 43vjeqare, menstruacionet i kam te rregullta dhe nga vizitat gjinekologjike qe i bej gjdo muaj del se ovulacion kam gjdo muaj dhe gjdo gje eshte ne rregull me shendetin tim (gjithashtu edhe te partnerit) por shtatzania nuk po ndodh. kete muaj pas perdorimit te Clomid (5dit, nga 2here ne dite), kur isha per vizite ne diten e 12 mjeku tha se jane tri folikula me madhesi 21cm, 19cm dhe 17cm,. po ate dite perdora injekcionin pregnyl dhe filluam me marredhenie te rregullta, ndersa dje kisha diten e 13 te cm dhe kisha dhimbje te padurueshme te barkut. me intereson te di "a eshte normale dhimbja gati e padurueshme e barkut ne kohen e ovulacionit?", pasi ne disa portale kam lexuar se "atehere kur eshte dhimbja e madhe, mu ateher ndodh ovulacioni". ju faleminderit per pergjigje.