Kontrolla e radhës
LINAaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Multivitaminën Gravid duhet ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të, ndërsa utrogestatin derisa të ndihesh mirë dhe të mos kesh probleme të ecurisë së shtatzënisë.
Në javën e 12-të të shtatzënsië, paraqitu tek mjeku për të kryer ekzaminimin transvaginal (me sondë vaginale). Me këtë ekzaminim vlerësohet zhvillimi i fetusit dhe të rrahurat e zemrës fetale, si dhe disa tregues të tjerë të rëndësishëm. Aty bisedo me mjekun për preparatet që të ka rekomanduar më parë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, desha te bej nje pyetje, jam perafersisht ne javen e 9 te shtatzenise, isha ne kotrolle te gjinekologu, per here te dyte, me tha te vazhdoj me vitamina Gravid, dhe Utrogestan, por nuk me tha deri kur ti perdore, a mund te me tregoni ju, kur te shkoj ne vizite tjeter te mjeku, sepse ndihem mire une skam kurrfare pengesa, kur duhet te bej kontrollen e radhes sipas jush? Ju falemderit per pergjigjet e juaja po na ndihmojne shume... ju pershendes shume.