Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gurët në veshkë gjatë shtatzënisë

Përshendetje. Jam shtatzene ne femijen e pare, i kam 6 jave, tash kam pas problem me urinen dhe kom bere nje vizite te urologu, i cili me ka thene se kam gure ne veshke! Tash po me intereson a kam problem mbasi jam shtatzene se urologu me tha se mundesh me pas probleme. Flm nese me keshilloni, shpresoj mos te kem probleme.

Viola Musa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Reta

Meqë je shtatzënë, të këshilloj ndjekje rigoroze gjatë shtatzënisë të rrugëve urinare duke realizuar sa më shpesh ekzaminimin e urinës komplet, për të kapur në kohë dhe mjekuar sa më shpejt infeksionet urinare të mundshme që mund të ndodhin si shkak i kalkulozë renale/gurëve në veshka.

Gjithashtu duhet ndjekje e kujdeshme edhe e funksionit renal, i cili edhe mund të ketë problem gjatë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti