Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toksoplazma

Pershendetje Jam ne javen e 26 te shtatzanise. Bera analizat per toxoplazma dhe pergjigjet ishin igm 5 (negativ) dhe igg 0.123 (negativ). A me ka dal mire pergjigja doktoreshe ? Jam pak konfuze pasi te normativat thuhej se vlerat me te medha te igm se 1.1 dmth pozitive. Atehere pse ma kane shenuar vleren 5 si negative ? Cfare mund te me keshilloni ? Faleminderit per kohen e kushtuar Jona

Jona Shimi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Nëse vlera e igm është mbi normë, tregon se rezultati ka dalë pozitiv dhe në rastin konkrek toxoplazmoza është e pranishme. Si fillim të rekomandoj që të rivlerësosh rezultatet se ka shumë mundësi që të jetë bërë ndonjë gabim në vendosjen e numrave. Në të kundërt, konsulta me mjekun gjinekolog është e nevojshme për të marrë trajtim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti