Urino - Kultura
Blerta SH
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerta
Dhimbjet e shpinës në javën e 22-të lidhen jo vetëm me problemet e infeksionit urinar, por edhe me lordozën/përkulje, që pëson kolona vertebrale kur barku del përpara. Në lidhje me infeksionin urinar, këshilla ime është të kontaktosh mjekun urolog, i cili përveç ekzaminimeve duhet të bëj edhe një ekografi të sistemit urinar për të përjashtuar mundësinë e ekzistencës të ndonjë guri në rrugët urinare.
Gjithashtu, analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale duhet realizuar për të përjashtuar edhe ndonjë infeksion gjenital të mundshëm, i cili mund të jetë shkak edhe për uretrit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Moza. Ju faleminderit shume per pergjigjjet tuaja dhe per kohen qe gjeni per ne! Une jam shtatzene ne javen e 22-te! Eshte shtatzenia e pare! Qe nga fillimi i shtatzenise kam perdore antibiotike – me rekomandime te mjekut gjinekolog! Para 3 javeve kam bere urino – kulturen dhe me ka rezultuar me koloni te bakterieve Staphylococcus Aureus – kam perdorur antibiotike – 7 dite dhe tani qe kam bere prape urino kulturen rezultati eshte ky: Pas kultivimit: Kultura e urines ka rezultuar me ca kol. Gr+ (poz)-(Staphylococcus koaguloze negative) dhe disa koloni Gr-(neg) te tipit: Escherichia Coli! Rreth 30 000 koloni! Mjekja ne laborator me tha qe nuk eshte shume rezultat shqetesues pasi qe jam shtatzene! Kjo me del shume kontradiktore nga rezultati i pare – mjeku ku une i bej kontrollat nuk me dha asnje sqarim vetem me tha qe nuk eshte mire dhe me dha te pi prape antibiotike – Cefalleksin 500 gr! Une qe nga java e 9 e shtatzenise vazhdimisht kam perdore antibiotike – keshtu qe nese edhe me perdorim te antibiotikut prape po me rezultojne bakeriet atehere une po dyshoj qe do te me kaloj kjo gjendje!? Perndryshe une veten po e ndjej mire dhe me urine nuk kam as djegje as ere dhe asgje tjeter! Kam disa dhembje ne shpine qe po ashtu po me shqetesojne dhe desha ta di se a eshte normale dhembja e shpines ne kete faze te shtatzenise dhe te lutem me trego se sipas juve a eshte shqetesues ky rezultat i urino kultures, cfare duhet te bej apo me mire a te vizitoj ndonje urolog? Ju faleminderit shume, Blerta.