Klimaksi ne moshe te re
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Xhemile
Nga shënjat që ankon, dyshohet për një çrregullim të nivelit të hormoneve në gjak. Për këtë të rekomandoj të bësh disa analiza hormonale për FSH, LH, TSH, Fre T3 dhe T4, Prolaktina, Estrioli dhe Progesteronemia. Rezultatet tregoja mjekut i cili do rekomandoj trajtimin e nevojshëm pa patur nevojë të kryesh shumë lindje.
Gjithë të mirat.


Pershendetje e nderuar.Dua tme ndihmoni ne lidhje me nje problem qe me ka diagnostrifikuar nje gjinekologe.Une para kater vitesh kam pas lindjen e pare, ciklin e kam pas ne rregull deri pas lindjes, edhe tani e kam te rregullt cdo 28-29 dite por problemi eshte se kam shume pak gjakderdhje vetem dy dite. Kjo me shkakton nervoze, temperature te larte trupore, skuqje ne qafe dhe renie e deshires seksuale...pas perdorimit te pilulave qe me dha mjekja jam me rehat se paku nervoza dhe skuqejt me jane larguar por cikli mbetet i njejte. dok, me tha te lind sa me shume qe ta shtyjme klimaksin... Cka mendoni ju ne kete rast dhe cka me keshilloni te bej???