Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakterie në urinë

Ju faleminderit shume per pergjigjjet tuaja dhe per kohen qe gjeni per ne! Une jam shtatzene ne javen e 22-te! Eshte shtatzenia e pare! Qe nga fillimi i shtatzenise kam perdore antibiotike – me rekomandime te mjekut gjinekolog! Para 3 javeve kam bere urino – kulturen dhe me ka rezultuar me koloni te bakterieve Staphylococcus Aureus – kam perdorur antibiotike – 7 dite dhe tani qe kam bere prape urino kulturen rezultati eshte ky: Pas kultivimit: Kultura e urines ka rezultuar me ca kol. Gr+ (poz)-(Staphylococcus koaguloze negative) dhe disa koloni Gr-(neg) te tipit: Escherichia Coli! Rreth 30 000 koloni! Mjekja ne laborator me tha qe nuk eshte shume rezultat shqetesues pasi qe jam shtatzene! Kjo me del shume kontradiktore nga rezultati i pare – mjeku ku une i bej kontrollat nuk me dha asnje sqarim vetem me tha qe nuk eshte mire dhe me dha te pi prape antibiotike – Cefalleksin 500 gr! Une qe nga java e 9 e shtatzenise vazhdimisht kam perdore antibiotike – keshtu qe nese edhe me perdorim te antibiotikut prape po me rezultojne bakeriet atehere une po dyshoj qe do te me kaloj kjo gjendje!? Perndryshe une veten po e ndjej mire dhe me urine nuk kam as djegje as ere dhe asgje tjeter! Kam disa dhembje ne shpine qe po ashtu po me shqetesojne dhe desha ta di se a eshte normale dhembja e shpines ne kete faze te shtatzenise dhe te lutem me trego se sipas juve a eshte shqetesues ky rezultat i urino kultures, cfare duhet te bej apo me mire a te vizitoj ndonje urolog? Ju faleminderit shume, Blerta.

Blerta K (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Blerta,

Prezenca e baktereve ne urine pa dhene ankesa quhet bakteriuri asimptomatike. Bakteriuria asimptomatike nese nuk mjekohet shkakton lindje te parakohshme dhe ben qe beba te kete peshe me te ulet se c'duhet. Nese bakteriuria nuk mjekohet gjasat qe te zhvillohet infeksioni i veshkave jane deri 40%. Per kete arsye ne kerkojme qe ne viziten e pare antenatale qe te behet analiza e urines. Nese zbulohen baktere, atehere behet mjekimi me antibiotike perorale. Pas mjekimit, duhet te behet prape analiza per t'u pare se eshte zhdukur infeksioni. Nese nuk eshte zhdukur jepet antibiotik tjeter duke u bazuar ne rezultatin e urinokultures.

Edhe pse nuk ke shenja tjera pervec dhimbjes se shpines, une te rekomandoj qe te konsultohesh serish me mjekun tend dhe se bashku te diskutoni rezultatin e analizave. Nese ne urine jane gjetur mikrobe, nuk ka logjike qe te injorohet prania e tyre!?! Konsideroj se duhet te mjekohesh.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti