Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli mbas lindjes

Pershdnetje doktoresh se pari ju faliminderoj per kohen qe na kushton une e kam vajzen 14 muaj dhe e kam ne gji cikli me vjen me rregull gjdo 28 dit mirpo kam shum pak gjagderdhje dhe 2 dit me zgjeasin a mundet me ndodh prej gjidhanjes esht cikli jo i rregullt te pershendes

Zana Vula (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Ushqyerja me qumësht gjiri është një faktor kryesor i çrregullimit të ciklit menstrual. Por ky lloj çrregullimi humbet pas lënies së ushqyerjes me qymësht gjiri dhe cikli i kthehet normalitetit si në kohë ashtu dhe në fluks apo ngjyrë. Nëse nuk ndodh kështu, pa tjetër duhet të drejtohet tek një mjek gjinekolog për të vlerësuar shkakun e situatës jo normale.

Kujdes gjatë kësaj periudhe duhet të kesh dhe të mbrohesh nga një shatztëni e padëshiruar. Prandaj të këshilloj që të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti