Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javeshe jam?

Me date 20 Gusht kam pas diten e 1 te cikliit te fundit ndersa me 22 shtator bera testin dhe doli negativ . Dhe me 4 tetor bera perseri testin dhe doli 2 viza te kuqe sa javesh jam ju lutem flm.

Me Am (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse pas datës 20 gusht nuk ke patur gjakrrjedhje të tjera menstruale, mund të thuhet se shtatzënia sot ka përfunduar javën e 7-të. Kjo llogaritje bëhet për efekt ndjekje të shtatzënisë nga mjeku, sepse nga dita e fertilizimit afërsisht shtatzënia llogaritet 5-së javëshe.

Kjo do të thotë se shtatzënia ka filluar diku në datat 3-4-5 shtator dhe mos leximi i testit në datën 22 shtator mund të ketë ndodhur për shumë arsye dhe më kryesorja është ajo e rezultatit fals që mbart testi i urinës për shtatzëni.

Menjëherë fillo marrjen e acidit folik dhe kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar shtatzëninë dhe marrë këshilla për të patur ecuri normale të saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti