Mbi kontraceptivin yaz
Loreta Llukaj
(12 vite më parë)
Përshëndetje Loreta
Yaz është kontraceptiv i cili tregohet vetëm në farmaci dhe nuk jepet në qëndrat spitalore apo në konsultore të gruas.
Mjeku edhe mundet të rekomandoj përdorimin e Yaz edhe në rastet kur ka mungesë të gjakrrjedhjes menstruale, pas një vlerësimi ekografi të trashënisë e shtresës së brëndshme të mitrës. Pra, preparati Yaz mund të rekomandohet të përdoret pa u varuar nga gjakrrjedhja menstruale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Moza!Se pari ju falenderoj per pergjigjet qe me jepni dhe per sqarimet qe me beni.Kisha nje pyetje mbi kontraceptivin yaz.Une kam nje jave qe e nderpreva ushqimin me gji te djalit.Tani ky kontraceptivi yaz a gjendet vetem ne farmaci apo edhe ne maternitete ashtu si microlut?Ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt.Desha te theksoj qe une akoma nuk kam menstruacione qe nga lindja e djalit qe tani eshte 21 muajsh.Si mendoni ju a do me rikthehen ato apo jam duke perjetuar nje menopauze te parakohshme?Kam bere eko dhe mitra duket ne rregull.Pa patur menstruacione si mund te fillohet me perdorimin e yaz(sepse ne nje pergjigje me kishe shkruar qe fillohen ne diten e dyte te periodave)? Ju lutem me ktheni pergjigje.Falemnderit shume.